“E pabesueshme si këto grupe riaktivizohen”/ Atentati në Elbasan, Lala zbulon mesazhin e qytetares: Tani vidhen mjete luksoze për krimet, policia thotë se…  

Db888e16 Daa8 47b3 B178 C4592f4dd736

Një atentat që po planifikohej të kryhej nga grupi kriminal i drejtuar nga Erjon Alibej, është zbuluar nga policia ditën e sotme, ndërsa në pranga kanë rënë kunati i tij, Arben Spahiu dhe një prej njerëzve të tij të besuar Arsen Preci.

E ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open” në News24, gazetarja Klodiana Lala, ka sqaruar edhe një herë detajet e këtij atentati ngelur në tentativë.

Ajo tha se në qytetin e Elbasanit, në një kosh plehrash u gjetën doreza, këpucë, një pistoletë, një patentë dhe një pasaportë greke me foton e Arben Spahisë si dhe një çelësi i BMV-së brenda se cilës u zbuluan armë dhe benzinë.

Sipas dyshimeve të para, mendohet se grupi kriminal pasi dështoi të ekzekutonte shënjestrën, tentoi të zhdukte provat.

Sipas gazetares, Prokuroria ende nuk e ka përcaktuar shënjestrën pasi grupi i Alibej ka konflikte të hapura me disa grupe kriminale në vend.

“Ende nuk është përcaktuar shënjestra e këtij atentati, por mbetet e paqartë sesi në gjithë këtë revansh ndaj këtyre grupeve kriminale, këta grupe riaktivizohen. U parandalua një atentat i mundshëm. Alibeja e ke sot në paraburgim i dyshuar për disa vrasje, pra ke një përplasje titanësh ndaj grupeve, dhe sërish këto grupe riaktivizohen. Këtë nuk e kuptoj që sërish ka eksponentë dhe armë e automjete kanë lëvizur”, tha ajo.

Po ashtu Lala ka treguar edhe një mesazh që i ka ardhur nga një qytetare, e cila ngre shqetësimin për vjedhjen e një automjeti luksoz në pronësi të kushëririt të saj.

Lala thotë se nëse më parë automjetet që viheshin dhe përdoreshin në ngjarje kriminale, ishim jo shumë të shtrenjta, ndërsa tani grupet kriminale duket se po “preferojnë” të vjedhin mjete luksoze për t’i përdorur më pas në kryerjen e krimit, dhe djegien e tyre me benzinë për të fshehur gjurmët.

“Vetëm sot një grua më ngriti një shqetësim, dhe më nisi pamjet, ku tha se kushëririt të saj i kanë vjedhur një automjet të shtrenjtë, dhe kur shkojnë dhe e denoncojnë në polici, i thonë kujdes se mos përdoret në ndonjë ngjarje kriminale. Imagjino çfarë mentaliteti… kjo më shqetëson. Shikoni se me sa qetësi vidhet një automjet sot. Tani kanë filluar të kryejnë vepra penale me automjete luksoze”, tha Lala.

Kujtojmë se Erjon Alibej ndodhet në burg pasi akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e Emiljano ramazanit dhe Regis Runaj, ndërsa i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka folur dhe për përfshirjen e tij në vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktore Haxhia.

Nga ana tjetër, Erjon Alibej i njohur me nofkën “krymi” sipas prokurorisë i urdhëroi krimet në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej, i njohur si Tarzani i cili u ekzekutua në atë që njihet si masakra e Bradasheshit, bashkë me xhaxhait Arben Dylgjeri dhe 1 shtetas turk, ngjaje për të cilën deri më tani është shpallur në kërkim Kel Kamani, i njohur si Keli Kicit.

Grupi kriminal i drejtuar nga Erjon Alibej është në konflikt me grupin kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Copja, të cilët ndodhen në Dubai. Në përplasjen mes dy grupeve u ekzekutua në Belgjikë Arjan Spahiu i njohur si Arjani Vogël, që konsiderohej si “financier” i grupit Alibej.

 

“E pabesueshme si këto grupe riaktivizohen”/ Atentati në Elbasan, Lala zbulon mesazhin e qytetares: Tani vidhen mjete luksoze për krimet, policia thotë se…  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook