Fitorja me 7 gola e Bajernit, hakmarrja e Nagelsmanit: Nuk i vendosim limite vetes!

Bajerni ka shkatërruar Bohumin 0-7 në transfertë, duke i bërë një nisje rekordit sezonit të ri në Bundesligë. Bavarezët kanë shënuar 15 gola në tri javët e para, duke vendosur rekorde, por trajneri Julian Nagelsman ka deklaruar pas fitores se ekipi i tij nuk ka limite.

NAGELSMAN

“Kur nisëm sezonin nuk i kemi vendosur asnjë limit vetes. Objektivi ynë është të kërkojmë perfeksionin në çdo takim. Ndaj Bohumit e kam parë skuadrën në një gjendje të shkëlqyer që gjatë nxehjes, nuk kisha asnjë mëdyshje për fitoren, por natyrisht jo me këto shifra.

Pas katër golave në pjesën e parë i kam kërkuar skuadrës të mos lëshojë as në të dytën. Skuadra është plot energji, e shoh këtë Bajern shumë më të mirë se sezoni i kaluar”, ka thënë Nagelsmani.

Trajneri i bavarezëve ka folur dhe për mungesën surprizë të Alfonso Devis, duke deklaruar se kanadezi ka pasur një problem muskulor të orës së fundit dhe kjo ishte arsyeja e mungesës së tij.

Arena e Lajmit


Fitorja me 7 gola e Bajernit, hakmarrja e Nagelsmanit: Nuk i vendosim limite vetes!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook