Dhunimi i 22-vjeçares keniane/ Aktivistja: Po përpiqen të fshehin një “peshk të madh”. Publicisti: Është krim shtetëror! Autoriteteve i bëhet presion mafioz

Xheni Karaj8

Aktivistja Xheni Karaj, organizatore e protestës së mbajtur sot para Prokurorisë së Tiranës për rastin e 22-vjeçares keniane e cila ndërroi jetë vetëm pak ditë më parë pas një periudhe 6 mujore në gjendje vegjetative, u shpreh se ekziston mundësia që autoritetet shqiptare të jenë duke mbuluar një “peshk të madh”.

Ajo shtoi se në këtë vend nuk të vret vetëm ai që të dhunon por edhe shteti që fsheh ngjarjen.

Ndërkohë, publicisti Ergys Mertiri u shpreh se gabimi që po bëhet është që çështja po trajtohet si një çështje me bazë gjinore, kur duhet trajtuar si një humbje jete.

Ai shtoi se shteti heziton të çojë pas hekurave autorët pasi mund të jetë duke u përballur me presion politik ose mafioz.

Pjesë nga biseda në studio:

Xheni Karaj: Protesta e sotshme ishte e dyta, kemi bërë edhe një të parë disa ditë kur lajmi u bë publik në media, edhe aty ishim shumë pak vetë. Është histori horrori që duhej të na kishte ngritur në këmbë, mesazhi që marrim është që mund të na vrasin e përdhunojnë, për këtu të vret edhe vetë shteti duke hedhur në mos ekzistencë atë që të ka ndodhur.

Kur mora vesh ngjarjes bëra një status dhe thash nëse kjo do kishte ndodhur nëse Joy do kishte qenë nga një vend perëndimor ose do ishte nga një familje e kamur. Sepse je një grua e varfër dhe vjen nga një vend si Kenia ku edhe institucionet nuk kërkojnë llogari  nga drejtësi shqiptare…

Këtu ose po përpiqen të fshehin një peshk të madhe ose bëhet fjalë për një vajzë me ngjyrë një vajzë të varfër dhe askush nuk ka pasur interes të vërë gjërat në lëvizje për të.

Joy kishte nevojë për një ndërhyrje të specializuar që në momentin e parë dhe institucionet e shëndetësisë nuk e ofruan që të dërgohej jashtë vendit.

Kemi qenë dëshmitar të familjes spanjollë ku ministri dhe kryeministri shkuan me buqeta me lule duke i treguar mikpritje, ndërsa nëna e Joy-t tha se është denigruar nga institucionet që duhet ta mbanin pranë. jemi nga qeveritë që kemi më shumë gra dhe nuk pamë një ministre të ngrinte këtë çështje në parlament apo media. Kjo është e dhimbshme si grua. Ato heshtin para një ngjarje të tillë. është trishtuese.

Ergys Mertiri: Ju po e trajtoni si politikë gjinore dhe kjo ka të bëjë me një jetë njeriu.

Xheni Karaj: Sa burra ke parë që janë dhunuar dhe janë fshehur në këtë formë. Ka një element gjinor aty. Kjo është zinxhir, nuk mund ti heqësh elementin gjinor kësaj ngjarje

Ergys Mertiri: Krim institucional jo kulturor. Ka emër direkt. Ka shumë raste kur të moshuar janë trajtuar në një formë të tillë. Nuk është çështje gjinore. Mendoj se ky është një problem politik mbi të gjitha. Këtu duhet të ketë një të fortë ndryshe s’kishte pse hezitonte shteti ti vinte pas hekurash. Këtë e bën nga një presion ose politik ose mafioz.

Arena e Lajmit

Dhunimi i 22-vjeçares keniane/ Aktivistja: Po përpiqen të fshehin një “peshk të madh”. Publicisti: Është krim shtetëror! Autoriteteve i bëhet presion mafioz

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook