Deputetja e PD-së, Grida Duma teksa diskutoi mbi marrëveshjen e huas me agjencinë franceze për zhvillim, deklaroi se shuma prej 50 milionë euro për gratë është borxh.
Nga foltorja e Kuvendit Duma theksoi se sot në Shqipëri gratë vriten, ndërsa që prej 2016-ës e deri në vijim 90% e viktimave janë gra.
“Të bësh një propagandë alla komunist. Shikoni; ‘Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne nuk ka. Ne nuk kemi arritur shumë, por do bëjmë gjithçka. A kemi bërë gjithçka? Jo! Por kemi bërë mjaftueshëm’. Një gjë e dini dhe ju, kjo gjëja, 50 mln euro nuk është barazi gjinore. Ky është debati që kemi bërë. Kjo 50 mln euro është mbështetje. Jam e fushës së barazisë gjinore, e di se ça do të thotë se çfarë do të ndodhte me 50 mln euro për barazinë gjinore. Ju jeni ata që bëni dhe shani vetëveten. Njerëzit nuk ju dëgjojnë juve, se ata s’kanë detyrë t’ju dëgjojnë, Por duan të marrin produkt nga ju. Nuk është çështja nëse shifrat në letra rriten apo jo, por çfarë ndodh me realitetin e gruas. S’ka shanse që një grua që dhunohet, t’i vendoset një byzylyk te dora dhe t’i thotë je e mbrojtur. Gratë vriten. Janë shifrat tuaja. Shifrat tuaja tregojnë se nga 2016-ës, vrasja e grave brenda mandatit tuaj, deri në 2020, kanë shkuar 80.9%. 90 përqind e vrasjeve me bazë gjinie janë gra. E dimë se pse ndodh. Janë të varfër. Nuk është çështja të ndërtosh projekte për gratë e administratës.
Kjo është hipokrizi. Në rast se gratë e politikës nuk mbrojnë vetëveten, largqoftë se s’dinë të bëjnë politikë. barazia gjinore nuk është që t’i japim 50 mln me kapakun e pusetës. Kam pyetur dhe më thanë; është borxh. A mund të dilni këtu dhe të thoni të vërtetën! Çfarë nxijmë ne, kur janë rritur me 10% vrasjet. Ju thoni; askes te asetet. Që dmth se kur shitet një pronë, noteri s’ka të drejtë që ta shesi pa firmën e gruas. Si krah pune 42% e mbulon gruaja si krah pune në bujqësi. E dimë se si është bujqësia, krah pune, primitivitet. Gruaja shqiptare rrihet nga vjehrri, nga vjehrra, nga burri, nga të gjithë. Kap ça të kapësh, e kemi kthyer në moto. Barazia gjinore është kthyer në çështje klikimesh. Pres që dikush nga ju të thotë; po zonjë, kjo nuk është barazi gjinore, por borxh dhe deficit. Ne nuk jemi pro kësaj gjëje, se kundërshtuam për një arsye tjetër, sepse mendojmë se marrja e parave nga ADF është ADF prestigjioze që do të moderojë buxhetimin. Pse Serbia merr projekte dhe ne nuk marrim? Pse ne marrim borxhe dhe ata projekte? Ne arrijmë me zor të bëjmë një projekt dhe po i paguajmë sot ato që kemi bërë dje.”, tha Duma.
Arena e Lajmit