Edhe pse matematika nuk e ka thënë fjalën e fundit, blutë duken të dorëzuar dhe kanë nisur që të mendojnë për ekipin e sezonit të ri, ku do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë.
“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se drejtues të Dinamos kanë pasur kontakte me sulmuesin e Kastriotit, Nunjes Kaina, të cilit i kanë bërë një ofertë për sezonin e ardhshëm.
Braziliani i huazuar te krutanët nga Vllaznia ka rezultuar vendimtar në shumë ndeshje për Kastriotin, duke shënuar gola shumë të rëndësishëm.
Çështja e tij në fakt është pak e komplikuar, pasi një përqindje të kartonit e ka edhe Besa, skuadra e parë e sulmuesit në Shqipëri.
Gjithsesi, është fakt se drejtuesit e Dinamos e kanë këtë futbollist në planet e tyre për të forcuar sulmin.
Me blutë pritet që të bashkohen edhe disa lojtarë të tjerë nga jashtë vendit, në mënyrë që trajneri Vanoli të ketë një grup të kompletuar për të mos e vënë në diskutim rikthimin e shpejtë në Superiore.
Arena e Lajmit