Dëmtimi i mesfushorit, Zhorzhinjo Vijnaldum duket se ka vendosur në alarm Romën e cila është rikthyer në merkato për të gjetur një zëvendësues për holandezin, ku në listën e drejtuesve te klubit është dhe mesfushori i Milanit, Tiemue Bakajoko.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, francezi që është jashtë projektit të kuqezinjve për këtë sezon shihet si një zgjidhje “low-cost” nga ana e kryeqytetasve për të kompletuar mesfushën.
28-vjeçari është në pronësi të Çelsit, me Romën që duhet të negociojë me londinezët një marrëveshje të mundshme për huazimin e tij.
Arena e Lajmit