Arti në zi, ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare aktorja Mimika Luca

Mimika Luca

Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare aktorja Mimika Luca. Aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë nga ishemia cerebrale.

Një aktore shumëdimensionale si në teatër ashtu edhe në kinematografi, pas njohjes me bashkëshortin e saj Ndrek Luca, një aktor i jashtëzakonshëm edhe ky për interpretimin e karaktereve dhe figurave artistike, Mimika Luca iu përkushtua me dashuri artit dramatik dhe ku pati sukses në interpretimet e saj.

KUSH ISHTE LUCA
Mimika Luca u lind në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937. Interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951 – 1962.

Më 1962 pranohet aktore në Teatrin Popullor.

Gjatë karrierës së saj 15-vjeçare si aktore Mimika Luca ka interpretuar në rreth 30 rrole ku ndër to do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”. Interpretimin e saj ndër më të mirët e ka në dramën “Drita”, dramë e shkruar nga vetë aktorja.

Mimika Luca interpretoi gjithashtu edhe në 12 filma artistikë, si “Treni niset në shtatë pa pesë” “Përrallë nga e kaluara” “Taulanti kërkon një motër” e shumë të tjerë. Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega dramë.

Në vitin 1977 ajo emërohet edhe pedagoge në “Institutin e Lartë të Arteve” dega e Dramës.

Arti në zi, ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare aktorja Mimika Luca

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook