FOTO/ E konfirmon dhe vetë Tirana, Taulant Seferi i jep lamtumirën bardhebluve

Taulant Seferi nuk është më një futbollist i Tiranës. Para pak ditësh ai firmosi me skuadrën ukrainase të Vorskla Poltava dhe tashmë e ka konfirmuar dhe vetë klubi bardheblu.

seferi

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kampionët e Shqipërisë i urojnë fat dhe e falënderojnë sulmuesin për atë që ka bërë gjatë dy viteve.

Deklarata e plotë e Tiranës:

Faleminderit Taulant Seferi. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Taulant Seferi në klubin Ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur. Faleminderit për emocionet e panumërta sa herë ke tundur rrjetën. Largohesh si kampion nga Tirona kampione. Kjo fanelle do të mbetet gjithmonë shtëpi për ty. Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Të lumtur që arritëm të nxirrnim në pah cilësitë e lojtarit të madh që je.

seferi

LEXO EDHE: ZYRTARE/ Tirana shet Seferin për 500 mijë euro, sulmuesi 25-vjeçar transferohet në Ukrainë

Arena e Lajmit


FOTO/ E konfirmon dhe vetë Tirana, Taulant Seferi i jep lamtumirën bardhebluve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook