Sherr mes shqiptarëve në Greqi, 23-vjeçari plagos me thikë dy kushërinjtë, zbulohen detajet

454545

Një sherr mes tre shqiptarëve ka ndodhur në Rodos, Greqi, në një klub nate, ku një 23-vjeçar ka plagosur me thikë 2 kushërinj. Sipas mediave greke, 23-vjeçari ka plagosur me thikë në qafë një 31-vjeçar, i cili punonte si DJ në klubin e natës, e po ashtu ka plagosur në dorë edhe kushëririn e tij.

Duket se sherri mes tre shqiptarëve ka qenë për arsye banale, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, 23-vjeçari gjatë darkës ka provokuar DJ duke e bezdisur teksa ai luante muzikë. Në momentin që ai është drejtuar së bashku me kushëririn e tij në makinën e tyre për t’u larguar, 23-vjeçari i ka provokuar ata sërish më fjalë, e më pas i ka plagosur.

Ngjarja nuk është denoncuar, por pasi mbërritjes në spital të dy shqiptarëve, policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Sakaq, autori ka rënë në pranga.

Sherr mes shqiptarëve në Greqi, 23-vjeçari plagos me thikë dy kushërinjtë, zbulohen detajet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook