EKSKLUZIVE/ Vlerësim maksimal për derbin e kryeqytetit, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në Partizani-Tirana

Eldorjan Hamiti do të gjykojë derbin e sotëm mes Partizanit dhe Tiranës.

Hamiti

Arbitri, i cili drejtoi të kuqtë edhe në Kukës, do të japë drejtësi në këtë sfidë. Lezhjani i ka gjykuar nga dy herë skuadrat.

Të kuqtë me Kukësin dhe Teutën ku në të dyja rastet ka fituar Partizani. Nga ana tjetër, Tiranën e ka gjykuar dy herë, ndaj Kukësit 0-0 dhe ndaj Dinamos kur bardheblutë në Elbasan kanë fituar 0-1.

Gjithsesi, Hamiti ka drejtuar sfidën e parë derbi mes dy skuadrave ku fitoi Tirana me rezultatin 1- 0.

Të kuqtë pretenduan se penalltia e dhënë ndaj Tiranës nuk ishte, por VAR-i vendosi se ishte e rregullt. Ndërkohë, sot anësorë do të jenë Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi.

Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Vlerësim maksimal për derbin e kryeqytetit, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në Partizani-Tirana

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook