VOLEJBOLL/ Eliminatoret e Europianit, Shqipëria e mbyll në vendin e fundit (REZULTATET DHE RENDITJA)

Ashtu sikurse i nisi, Shqipëria i mbyll me humbje eliminatoret e Kampionatit Europian në volejboll për meshkuj. Kuqezinjtë e trajnerit Jani Melka u mundën të shtunën në Tiranë nga Rumania me rezultatin e pastër 0-3, në ndeshjen e fundit të vlefshme për Grupin G.

shqiperia volej

Rumunët bënë çfarë deshën në takimin e zhvilluar në “Feti Borova”, duke i mbyllur llogaritë në harkun e 64 minutave. Miqtë u treguan superiorë në të tria setet, duke i fituar ato përkatësisht në shifrat 13-25, 19-25 dhe 17-25, ndërsa me këtë sukses sigurojnë kualifikimin si vend i parë në grup.

Ndërkohë, Shqipëria “parkohet” në vend të fundit me 1 fitore dhe 5 humbje në 6 ndeshjet e zhvilluara. Një fushatë eliminatoresh zhgënjyese për Shqipërisë, që ndryshe nga paraqitjet e pak muajve më parë në Ligën e Europës, këtë herë skuadra nuk ishte konkurruese në parket.

Në përfundim të ndeshjes me Rumaninë u prononcuan trajneri Melka edhe presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi.

JANI MELKA – Trajneri i kuqezinjve pranoi paraqitjen e dobët në këto ndeshje, duke theksuar se do të duhet një analizë e thellë: “Urime për Rumaninë që u kualifikua më tej, sepse e meritoi vendin e parë dhe më tej suksese në finalet e Europianit.

Ishte një ndeshje që nuk ka nevojë për shumë koment, kjo dhe për shkak të rezultatit. Ana psikologjike gabime, të cilat priteshin. Bëmë një skemë të re me dy lojtarë, që do të jenë bazë e Kombëtares së të rinjve në Ballkaniadë në shtator.

Përfundoi një sezon i gjatë që ka nisur në maj. I pari na dha shpresë për të ardhmen, i dyti pati boshllëqe dhe problemet dilnin çdo ditë e shtoheshin. Sukseset nuk t’i fal njeri, por duhet t’i marrësh.

Federata Shqiptare e Volejbollit na krijoi kushtet. Na dha topin dhe fushën e tha luani tani. Por nuk e kapëm situatën si duhet, ndërsa kërkohet një analizë e thellë për t’i parë të gjitha problemet”, u shpreh Melka në prononcimin e tij për “RTSH Sport”.

sdf

ERLIND PËLLUMBI – Ndërkohë, në deklaratën e tij, kreu i Federatës Shqiptare të Volejbollit u shpreh: “Ndeshjet e gushtit ishin për t’u harruar. Kishim të tjera pritshmëri, aq më tepër që kemi shtatë vite që investojmë në këtë grup. Analizë të thelluar bashkë me stafin për të parë ku janë problemet dhe më pas do të nxjerrim konkluzionet. Të jemi kompetitivë në aktivitetet në vazhdim”, tha ndër të tjera Pëllumbi.

Arena e Lajmit


VOLEJBOLL/ Eliminatoret e Europianit, Shqipëria e mbyll në vendin e fundit (REZULTATET DHE RENDITJA)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook