Tentuan të zhduknin provat pas dështimit të atentatit, gjykata jep nesër masën e sigurisë për dy “besnikët” e Erion Alibeajt

Arsen Preçi Dhe Arben Spahiu

Këtë të enjte në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan do zhvillohet seanca gjyqësore e vlerësimit të masës së arrestit për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, ky i fundit kunati i Erion Alibej.

Sipas të dhënave Preçi dhe Spahiu rezultojnë dy njerëzit më besnikë të grupit kriminal të Erion Alibejt, i cili ndodhet në paraburgim pasi akuzohet se ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Arrestimi gjatë fundjavës që kaloi i Preçit dhe Spahiut ndodhi pasi një BMW pa targa u gjet e braktisur në zonën e Ish Konservimit në Elbasan si edhe fare pranë makinës luksoze pa targa, u gjetën doreza, këpucë, një pistoletë, një patentë dhe një pasaportë greke me foton e Arben Spahiut si dhe një çelësi i BMW -së brenda se cilës u zbuluan armë dhe benzinë.

Burime të besuara thanë se grupi kriminal pasi dështoi të ekzekutonte shënjestrën, tentoi të zhdukte provat. Kështu, që Arben Spahiu, pastroi shtëpinë dhe hodhi sendet në kosh ku edhe u zbuluan nga policia pas një sinjalizimi të bërë nga një punonjës i pastrimit të qytetit.

Ndërkohë që Nuredin Dumani ka dëshmuar pak ditë më parë për përfshirjen e Erion Alibejt në vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia. I ndodhur aktualisht në qelinë e paraburgimit, Erion Alibej i njohur me nofkën “Krymi” sipas prokurorisë dyshohet se ka urdhëruar kryerjen e disa krimeve në Elbasan në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej, i njohur si “Tarzani” i cili u ekzekutua në atë që njihet si masakra e Bradasheshit, bashkë me xhaxhain Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk. Për këtë ngjarje deri më tani është shpallur në kërkim Kel Kamani, i njohur si Keli Kicit.

Grupi kriminal i drejtuar nga Erion Alibej është në konflikt me grupin kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Copja, të cilët ndodhen në Dubai.

Në përplasjen mes dy grupeve u ekzekutua në Belgjikë Arjan Spahiu i njohur si Arjani Vogël, që konsiderohej si “financier” i grupit kriminal të Erion Alibej.

Arrestimet e fundit pritet të çojnë në zbardhjen e mjaft ngjarjeve kriminale të kryera vitet e fundit.

Arena e Lajmit

Tentuan të zhduknin provat pas dështimit të atentatit, gjykata jep nesër masën e sigurisë për dy “besnikët” e Erion Alibeajt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook