Lefter Maliqi fiton në Primare dhe garon për Kuçovën, feston me fishekzjarre: Mirënjohje dy liderëve Meta-Berisha për besimin

Lefter Maliqi Ne Kucove

Lefter Maliqi, kandidati i Partisë së Lirisë, ka reaguar pas mbylljes së numërimit të procesit të primareve në Kuçovë, ku sipas tij fitorja më 14 maj  është e sigurt.

Maliqi falenderon kreun e PL-së Ilir Meta dhe atë të PD-së, Sali Berisha për besimin që i dhanë, ndërsa thekson se bashkia do të jetë e hapur për qytetaret.

“Mirënjohje 352 demokrateve dhe opozitareve për votën në Primare. Nga këto 339 pro,6 kundra,7 të pavlefshme. Mirënjohje dy liderëve Meta-Berisha për besimin.

Së bashku me punë të palodhur drejt fitores së sigurt në 14 Maj te Bashkisë Kuçove. Çdo premtim do kthehet në vepër, me ndryshime të menjëhershme në infrastrukture, imazh, arsim, kulture, shëndetësi, sport, bujqësi, punësime, etj ne Kuçovën e naftëtarëve, aviatorëve dhe Intelektualeve. Bashkia do jetë e hapur dhe e qytetarëve jo e Kryetarit”, shkruan Maliqi.

Lefter Maliqi fiton në Primare dhe garon për Kuçovën, feston me fishekzjarre: Mirënjohje dy liderëve Meta-Berisha për besimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook