EKSKLUZIVE/ Gati të lërë Letoninë për Tiranën, kampionët e Shqipërisë presin ish-yllin e Laçit. Zbulohen prapaskenat

Ardit Deliu mund të lërë Letoninë dhe të firmosë për Tiranën. Kjo do të jetë goditje e madhe e bardhebluve në fund të merkatos së verës.

Ardit Deliu

Mesfushori prej kohësh është në bisedime me Tiranën dhe nëse arrihet marrëveshja atëherë kavajasi mund të jetë pjesë e 26 herë kampionëve të Shqipërisë.

Sipas informacioneve të “Panorama Sport”, diskutimet janë shumë pranë fundit, ndërkohë që Deliu mund të prishë marrëveshjen në Letoni dhe të firmosë për Tiranën.

Në fakt, Deliu vetëm para pak kohësh firmosi për klubin letonez, Liepajën.

Gjithsesi, duket se të mos qenit në pankinë ka bërë që Deliu të tundohet nga oferta e skuadrës bardheblu.

STATISTIKAT – Deliu në Letoni në “Virsliga” është aktivizuar në tetë takime, ku ka dhënë 1 asist dhe ka luajtur 423 minuta.

Edhe në Europë me letonezët nuk është aktivizuar shumë.

Në katër sfida ka qenë në fushë vetëm 2 herë si zëvendësues, duke u aktivizuar vetëm 54 minuta.

Për sa i përket 24-vjeçarit nga Kavaja, Deliu ka qenë një nga futbollistët kryesorë të ekipit kurbinas gjatë sezonit që lamë pas. Ai u aktivizua në total në 30 ndeshje të Superiores.

MERKATO – Skuadra e Tiranës ka kohë që kërkon të plotësohet, sepse i ka ikur gjysma e formacionit kampion.

Dihet që Tiranës i janë larguar tre lojtarë me peshë, Erjon Hoxhallari, Majkëll Ngo dhe Ardit Toli, si dhe të tjerë që nuk kishin hapësira. Plus këtu, edhe Enur Totre që iku pas Europës dhe Taulant Seferi.

Këtë verë janë afruar Kallaku, Huseini, Aleksi, Hasani, Iseni, Hila dhe braziliani Patrik. Deliu do të ishte lojtari i tetë i kësaj merkatoje të Tiranës.

DELIU (1)

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Gati të lërë Letoninë për Tiranën, kampionët e Shqipërisë presin ish-yllin e Laçit. Zbulohen prapaskenat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook