Iu sekuestruan pasuri me vlerë 3 milion euro, kush është 54-vjeçari i dënuar në Itali, miku i Aldo Bares

332100260 515229504096878 6328817500177111924 N

Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerën e 3 milion euro në pronësi të shtetasit Emiljano Burba, person që sipas policisë është dënuar me 21 vite burg nga drejtësia italiane.

Pas një hetimi dy vjeçar, autoritetet konkluduan se kjo pasuri kishte ardhur si pasojë e aktiviteteve kriminale dhe trafikut të drogës.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 3 milionë euro, konkretisht:

2 ndërtesa (resorte), në Sarandë, 1 automjet (kamion) dhe 1 rimorkio.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas ose familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Por kush është Emiljano Burba?

54-vjeçari njihet si mik i Aldo Bares, kreut të bandës së Lushnjes.

Ai është arrestuar më 22 prill të vitit 2014 nga autoritetet shqiptare me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Pas një procesi gjyqësor atje në lidhje me trafikun e drogës, Burba u dënua me 21 vite burg.

Arena e Lajmit

Iu sekuestruan pasuri me vlerë 3 milion euro, kush është 54-vjeçari i dënuar në Itali, miku i Aldo Bares

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook