Qendra e masazhit “fole” prostitucioni, arrestohen 3 vajza në Tiranë, shpallet në kërkim një tjetër

Prostitucioni

Të kamufluara pas një qendre masazhi, 5 vajza në Tiranë e kishin kthyer këtë ambient në një qendër prostitucioni. Policia ka bërë me dije se në pranga kanë rënë 3 prej tyre, 20 dhe 23 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një 20-vjeçare tjetër.

Po ashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasen A. V., 36 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe.

Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit

 

Qendra e masazhit “fole” prostitucioni, arrestohen 3 vajza në Tiranë, shpallet në kërkim një tjetër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook