Murinjo me “dhimbje koke” pas dëmtimit të mesfushorëve, ish-ylli i Romës i vetofrohet portugezit

Zhoze Murinjon duket se do të ketë probleme në skuadrën e tij pas dëmtimit të Xhini Vajnaldum dhe Nikolo Zaniolos. Nëse italiani do të rikthehet në fushë pas 3-4 javësh, atëherë për holandezin nuk mund të thuhet e njëjta gjë, pasi do t’i duhet një kohë shumë e gjatë për t’u rikuperuar.

naingolan

Duket se një zgjidhje po i “troketë” vetë në erë portugezit, me ish-yllin e Romës, Raxha Naingolan, që i është vetofruar për një rikthim verdhekuqëve.

Siç bëjnë me dije mediat belge, 34-vjeçari kërkon të largohet nga Rojal Antverp dhe të rikthehet dhe njëherë në kryeqytetin italian. Aty ai kaloi periudhën më të mirë në karrierë dhe duket se Naingolan pëlqen shumë dhe idenë për të punuar me Murinjon.

Arena e Lajmit


Murinjo me “dhimbje koke” pas dëmtimit të mesfushorëve, ish-ylli i Romës i vetofrohet portugezit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook