Interi në rrezik për të humbur titullarin, ish-portieri anglez paralajmëron zikaltrit: Liverpuli kërkon t’ju marri…

Marselo Brozoviç është një nga kolonat e këtij Interi dhe askush nuk e ka menduar një skuadër pa të, për më tepër që rëndësia e tij është konfirmuar sa herë që nuk ka qenë i pranishëm në fushë.

BROZOVIC

Asnjë ndeshje e fituar nga Interi sezonin e shkuar kur kroati nuk ishte në fushë, sollën më pas edhe rinovimin prej 6 milionë eurosh në sezon të 29-vjeçarit. P

or ndërsa zikaltrit po bëhen gati të nisin një tjetër sezon me Brozon në qendër, bomba ka ardhur nga Anglia. Ish-portieri i Lidsit, Pol Robinson, ka paralajmëruar Interin për atë që mund të jetë duke u gatuar në ishull.

“Janë ditët e fundit të merkatos dhe të gjithë e dimë që tani mund të bëhen goditjet e fundit. Në Angli skuadra që ka ndryshuar planet është Liverpuli, që pas dëmtimit të Tiago Alkantarës po kërkon një mesfushor të ri dhe unë i njoh tashmë planet e Jyrgen Klopit. Mund t’ju them që Brozoviç është një ndër profilet më të pëlqyera për trajnerin dhe “Të kuqtë” po bëjnë sondazhe për të, ndaj nuk përjashtohet një goditje për zikaltrit”, u shpreh Robinson.

Arena e Lajmit


Interi në rrezik për të humbur titullarin, ish-portieri anglez paralajmëron zikaltrit: Liverpuli kërkon t’ju marri…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook