“Tahiri në burg falë Antimafias”, Berisha mesazh liderëve të BE një ditë para protestës: E dimë që s’na garantoni dot votën e lirë dhe të shpëtoni nga vjedhjet, por…

Whatsapp Image 2022 12 05 At 12.24.43

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh të qartë liderëve europiane që vijnë nesër në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa do të mbahet dhe protesta e opozitës.

Ai tha se shqiptarët e dinë se europianët nuk i garantojnë dot votën e lirë apo që të shpëtojnë nga vjedhjet, por opozita do të reagojë për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve.

“Ata të cilët mblidhen nesër sigurisht nuk garantojnë dot votën tonë të lirë, por, të paktën të ikin ata që e kanë karrigen e kalbur. E di se ata që mblidhen nesër në Tiranë nuk mund të na shpëtojnë ne nga vjedhjet e fondeve publike dhe pasurive publike të Tiranë. Unë e di se ata që mblidhen nesër në Tiranë me gjithë kontributet e tyre substanciale kundër krimit, por mos harroni se Saimir Tahiri është pas hekurave atje ku e meriton falë Antimafias italiane. Askush nuk do vijë të na ta shpëtojë ne nga narkoshteti, por duam t’i tregojmë atyre dinjitetin tonë. Nëse nesër nuk do jemi të gjithë në protestën më të madhe, më madhështore që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj.”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Tahiri në burg falë Antimafias”, Berisha mesazh liderëve të BE një ditë para protestës: E dimë që s’na garantoni dot votën e lirë dhe të shpëtoni nga vjedhjet, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook