Dukej sikur ishte një idil vere, por në këto momente Zhafet Tanganga po konfirmohet një objektiv shumë i dashur për Milanin. Kampionët e Italisë e dëshirojnë të huazuar me të drejtë blerjeje nga Totenhemi që nga ana e tij dëshiron detyrimin e blerjes në fund të sezonit. Një hendek jo i vogël, të cilin Maldini do të përpiqet ta mbushë në ditët në vijim.
Drejtuesi i Milanit shpreson që “Spurs”-at të mos bëjnë më rezistencë, aq më tepër që edhe vetë lojtari ka shprehur pakënaqësi me faktin se nuk ka luajtur për asnjë sekondë në tri daljet e para sezonale të ekipit.
Gjatë fundjavës, Maldini duhet të takohet me drejtorin Paratiçi për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme për të gjitha palët.
Arena e Lajmit