Një turist austriak është shpëtuar nga policia e Krujës, pasi kishte mbetur në malin e fshatit Kurcaj në Krujë. Efektivët pasi kanë lokalizuar vendndodhjen e 68-vjeçarit është nisur menjëherë për ndihmë duke arritur të shpëtojë turisti, i cili bëhet me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore.
NJOFTIMI:
Policia e Krujës i erdhi në ndihmë një turisti austriak që kishte mbetur në malin e fshatit Kurcaj, Krujë.
Mbrëmjen e sotme, salla operative Krujë, ka marrë njofim se një shtetas austriak (turist) 68 vjeç, duke vizituar në fshatin Kurcaj, Krujë, urën e Abdyl Agës, kishte ngatërruar rrugën dhe kërkonte ndihmën e Policisë, pasi ishte ngjitur në mal. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit janë nisur menjëhere për ti arrdhur në ndihmë. Rreth orës 21:00, shërbinet e Policisë, mundën të lokalizojnë vendndodhjen e 68-vjeçarit, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore.