Kevin Durant prej kohësh përflitej për një largim të mundshëm nga Bruklin Nets dhe se kërkonte një aventurë të re.
Duket se çdo gjë ka ndryshuar rrjedhën dhe 33-vjeçari do të vazhdojë me skuadrën nga Divizioni Atlantik.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Bruklin Nets, duke theksuar se drejtuesit, së bashku me trajnerin kanë arritur një akord me basketbollistin, duke theksuar se qëllimi i tyre është i njëjtë, për të shkruar historinë me Nets.
Arena e Lajmit