Seferi & Co. debutojnë në Ukrainë, Vorskla “made in Tirana” mundet në javën e parë

Taulant Seferi, Enur Totre dhe Ardit Toli, tre ish-futbollistët e Tiranës kanë debutuar sot me fanellën e Vorskla Poltava në kampionatin ukrainas të futbollit. Të tre lojtarët kanë qenë pjesë e ndeshjes së javës së parë të kampionatit që skuadra e tyre luajti në transfertë ndaj Zoria Luhansk dhe e cila përfundoi me shifrat 3-1 për ekipin vendas.

dfgdfgdfgdfgdfg

Totre dhe Toli, të cilët kanë kohë që stërviten me skuadrën ukrainase, ishin titullarë në këtë sfidë, me mesfushorin nga Maqedonia e Veriut i cili u zëvendësua në minutën e 68 të ndeshjes. Pikërisht në atë minutë hyri në fushë Seferi, i cili e nisi ndeshjen nga stoli pasi kishte udhëtuar vetëm një ditë më parë drejt Ukrainës.

Shifrat në ato momente ishin 3-0 për ekipin vendas por Seferi u mundua të gjallëronte pak ofensivën me lëvizjet e tij. Falë një aksioni të sulmuesit erdhi edhe penalltia që u transformua saktësisht nga Olinik në minutën e 73-të. Por situata nuk ndryshoi më e kështu, Vorskla regjistroi humbje në javën e parë të kampionatit.

asdasdasdasd

Ndërkohë, Realdo Fili luajti 50 minuta si titullar në ndeshjen që Çernomorets Odesa e tij humbi në shtëpi ndaj Veres Rivne me shifrat 0-1.

Arena e Lajmit


Seferi & Co. debutojnë në Ukrainë, Vorskla “made in Tirana” mundet në javën e parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook