Sekuestrohen 276 kg lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike, pranga administratorit dhe drejtuesit teknik të një subjekti minerar

Kukes

Sekuestrohen 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike, që mbaheshin jashtë kushteve të sigurisë, në një subjekt minerar në Tropojë.

Vihen në pranga administratori dhe drejtuesi teknik i subjektit për nxjerrjen e minerareve, shtetasit me inicialet Xh. K., dhe D. P., 56 vjeç.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme, kanë ushtruar kontroll në një subjekt minerar në vendin e quajtur “Kepenek”.

Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti minerar, shërbimet e Policisë kanë gjetur 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike që mbaheshin jashtë rregullave të përcaktuara për mbajtjen e tyre.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit:

-Xh. K., 32 vjeç, administrator i subjektit për nxjerrjen e minerareve dhe D. P., 56 vjeç, drejtues teknik i këtij subjekti.

Strukturat e DVP Kukës do të vijojnë kontrollet për të verifikuar pajisjen me licencë të subjekteve të tjera që ushtrojnë këtë aktivitet, si dhe zbatimin e rregullave të përcaktuara për mbajtjen e lëndëve plasëse, djegëse dhe radioaktive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sekuestrohen 276 kg lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike, pranga administratorit dhe drejtuesit teknik të një subjekti minerar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook