U vra aksidentalisht në lokal në Athinë, i jepet lamtumira e fundit në atdhe shqiptarit, e motra: Zoti nuk ishte me të!

Shqiptari

“Zoti nuk ishte me të”. Kështu shprehet motra e 39-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami, që mbeti i vdekur aksidentalisht në një lokal në Athinë.

Në vendlindjen e tij, në Shqipëri, të afërmit dhe miqtë do t’i japin sot lamtumirën e fundit të ndjerit, i cili mbeti i vdekur pas sherrit të ndodhur mesnatën e së martës në një bar në rrugën Kastamonis në Nea Joni.

“Ishte njeri shumë i mirë, ka ndihmuar shumë. Është shumë e vështirë. Ne ende nuk mund ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur”, tha për Star motra e tij, e cila ndodhet në gjendje shumë të rënduar.

“Ai kishte shkuar për të parë ndeshjen dhe aty, fatkeqësisht Zoti nuk ishte me të. Vëllai kishte humbur shumë gjak, ende nuk e dimë të vërtetën, saktësisht se çfarë ka ndodhur”, tha ajo. Në të njëjtën kohë, shtatë shqiptarët e përfshirë në përleshjen vrasëse në Nea Joni që shkaktoi plagosjen fatale të bashkatdhetarit të tyre 39-vjeçar, janë në arrati në territoret greke, ndërsa nuk e kanë kaluar kufirin për në vendlindje. Sipas informacioneve, shqiptarët fill pas krimit u arratisën me xhipin luksoz në ngjyrë argjendi dhe një mjet tjetër.

Policia e Sigurisë ka identifikuar deri tani pesë persona të cilët konsiderohen si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 39-vjeçarit hidraulik. Të dhënat e tyre tashmë janë të njohura për autoritetet pasi ndaj tyre ka një dosje për shumë çështje penale dhe arrestimi i autorëve është çështje ditësh. Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë që po trajtojnë rastin, përveç pamjeve nga kamerat e sigurisë së kafenesë në Nea Joni, kanë në duar edhe gjurmët e gishtave të shtatë shqiptarëve dhe po vijojnë për identifikimin e të dhënave të tyre.

Arena e Lajmit

U vra aksidentalisht në lokal në Athinë, i jepet lamtumira e fundit në atdhe shqiptarit, e motra: Zoti nuk ishte me të!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook