“Njeriu më arrogant që njoh”, nëna e djalit me autizëm që goditi Ronaldo tregon telefonatën me portugezin: U ndjeva e kërcënuar

Lajmi se Kristiano Ronaldo ka marrë vetëm një paralajmërim dhe një gjobë prej 200 paund pasi goditi një djalosh me autizëm gjatë ndeshjes mes Evertonit dhe Mançester Junajtid, ka lënë të pakënaqur, Sarah Kelli. Mamaja e Xhekob Harding, 14-vjeçarit i cili u godit në dorë nga portugezi i cili i theu telefonin, ka shpërthyer në akuza kundër tij pasi ndjen se drejtësia në këtë rast nuk ka bërë punën e vet.

asdasdasdasdasdd

Ajo ka tregar për “The Mirrorr” se një ditë pas sulmit dhe momentit që ngjarja u bë publike, një person me emrin Serxhio i cili pretendonte se ishte përfaqësues i Ronaldos, e kishte telefonuar duke i bërë ofertë që të takonte lojtarin e Mançester Junajtid. Ajo e kishte refuzuar dhe personi në fjali kishte thënë “A e di se kush është Ronaldo?’”.

“I thashë ‘sigurisht që e di dhe përgjigja është jo’. E mbylla telefonin dhe po dridhesha dhe qaja. U ndjeva e kërcënuar. Si guxojnë ata?”, tha mamaja e djaloshit e cila tregoi se dy ditë më vonë, i njëjti person e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se Ronaldo kërkonte të fliste personalisht me të.

“Ishte njeriu më arrogant me të cilin kam folur ndonjëherë”, shpjegoi ajo telefonatën vijuese prej rreth 10 minutash me yllin e futbollit.

“Më pyeti nëse dëshiroja të shkoja të takoja familjen e tij. Më tha ‘Unë nuk jam një baba i keq’. I thashë që nuk kisha thënë asnjëherë që ishte një baba i keq. Më tha ‘Kam pasur një fëmijëri të tmerrshme, humba babain tim’. I thashë ‘Të gjithë kanë një histori përlotjeje Ronaldo, unë kam humbur babai e re, kam pasur kancer’.

ronaldo

Ai vazhdonte të më thërriste Xhek dhe nuk e dinte emrin tim, ndaj i thashë që quhem Sarah dhe ai më kërkoi falje. Ai nuk e thërriste kurrë Xhekob me emër, por i referohej gjithmonë si ‘djali’. ‘Unë e di që djali ka probleme’ më tha. ‘Ai nuk ka probleme, ai ka një paaftësi, ti je personi me probleme’, iu përgjigja.

Ai kërkoi falje dhe shtoi ‘Unë nuk kam bërë asgjë të keqe’. Ai tha se nuk kishte shkelmuar, vrarë apo goditur me grusht askënd. Kjo gjë më egërsoi, po më rrihte zemra dhe i thashë ‘Pra ti që godet dhe nxin dorën e djalit tim do të thotë se nuk ke lënduar askënd?’.

Ai më tha që nuk e donte këtë çështje në media, shtyp apo gjykatë. Ai më tha se kishte një ekip ligjor të mirë, ai do të fitonte dhe do të më luftonte në çdo hap. Ai tha se e dinte si të luante me mediat.

Më pyeti se çfarë kërkoja prej tij dhe unë thjesht i thashë ‘Nuk dua asgjë prej teje, policia po merret me këtë çështje’.

Unë e mbylla telefonin dhe ai më bëri të vija në dyshim veten sikur ne kishim bërë ndonjë gjë të keqe. Më shpërthyen lotët. Ky ishte një hetim policor dhe unë isha dëshmitarja. U ndjeva e kërcënuar dhe e inatosur që i kishin dhënë numrin tim. Më vjen neveri që ai ia hodhi me kaq. Ai as nuk zëvendësoi telefonin e djalit tim që theu”, tregoi nëna e Xhekob, e cila ka zbuluar gjithashtu se që prej asaj ngjarje, tifozët e Mançester Junajtid nuk e lënë të qetë me abuzime në rrjetet sociale.

Arena e Lajmit


“Njeriu më arrogant që njoh”, nëna e djalit me autizëm që goditi Ronaldo tregon telefonatën me portugezin: U ndjeva e kërcënuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook