Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 33-vjeçari shqiptar në Itali.
Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në shtetin fqinj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një pemë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Parantoro në Montalto Uffugo.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ai ka humbur jetën në vend, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë trupin e tij nga mjeti.