Analiza e legjendës Saki: Milani argëtues, por Leao sikur luan me zor

Në hapin e parë fals, Arrigo Saki nuk e fal Milanin. E kishte paralajmëruar Piolin që t’i ruhet ngopjes së ekipit, teksa në intervistën e fundit nuk lë pa thumbuar Leaon.

saki

Si ju duken kuqezinjtë?

U argëtova duke parë ndeshjen me Atalantën sepse janë dy ekipe që prodhojnë futboll ndërkombëtar. Sulmuan dhe mbrojtën 11 kundër 11. Sfida nuk kishte ritëm shumë të lartë, por është fillimi i sezonit e duhet të mjaftohemi me kaq.

Milani vuan përsëri për pasimin e fundit. Si e shpjegoni?

Sfidë e vështirë për fantazistët ajo e Bergamos sepse Atalanta i dyfishon apo trefishon markimet. Nuk është e lehtë të lush në aq pak hapësira. Diaz e pati më të vështirë, teksa as Leao nuk shkëlqeu. Ndonjëherë më duket sikur e fusin të luajë me zor. Në këto raste i mëshohet anës psikologjike sepse potenciali i lojtarit është i jashtëzakonshëm.

A mund t’i zgjidhë De Ketelare problemet e kuqezinjve?

Sapo ka ardhur, ndaj le t’i japim kohë të njohë futbollin italian. Është i lëvizshëm dhe e kërkon thellësinë shpesh. Ky aspekt nuk duhet nënvlerësuar. Belgu ka talent, por duhet kultivuar.

Mund të bëjë Benaseri që të harrohet Kesi?

Mjafton të mos ketë fatin e keq të dëmtimeve që e kanë shqetësuar në vitet e kaluara. Cilësitë nuk i vihen në diskutim. Goli që shënoi ishte shumë i bukur, por unë do të vlerësoja interpretimin që u bën ndeshjeve. Është shumë i zoti për të gjetur kohën e manovrës.

Ndërkohë që mbrojtja po ndëshkohet rregullisht…

Kanë qenë episode të karakterizuara nga ndonjë gabim individual. Milani nuk është ndëshkuar kurrë në aksion e sipër. Tomori dhe Kalulu janë një dyshe e sigurt që u japin qetësi shokëve. Duke parë moshën e tyre të re mendoj se mund të përmirësohen shumë, sidomos në perspektivë europiane ku Milani do të kërkojë avancimin në Champions përtej fazës së grupeve.

Milani fitoi një pikë apo humbi dy?

Jemi në fillim të sezonit dhe për vlerësimet nevojitet pak durim. Një barazim ndaj Atalantës nuk është rezultat i keq sepse nuk e di se sa ekipe do të arrijnë të dalin me tri pikë nga ajo fushë.

Arena e Lajmit


Analiza e legjendës Saki: Milani argëtues, por Leao sikur luan me zor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook