Interesim i jashtëzakonshëm/ Ja sa bileta janë shitur për duelin historik Ballkani-Shkupi

Kur kanë mbetur edhe më pak se 48 orë deri në fillim e ndeshjes, afër 9000 bileta janë shitur vetëm në Therandë, për duelin historik mes Ballkanit dhe Shkupit që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ku do të përcaktohet edhe bileta për në grupet e Ligës së Konferencës.

BALLKANI

Një interesim i jashtëzakonshëm ky, teksa suharekasit e Ilir Dajës, janë një hap larg kualifikimit në fazën e grupeve, teksa triumfuan me rezultatin 1-2 në Shkup. Në ditët në vijim pritet që numri i biletave të shitura të rritet dhe stadium pritet të jetë i tejmbushur.  Ballkani ka kërkuar mbështetje nga të gjithë tifozët e Kosovës për këtë ndeshje historike, që do të luhet ditën e enjte në orën 20:00

Arena e Lajmit


Interesim i jashtëzakonshëm/ Ja sa bileta janë shitur për duelin historik Ballkani-Shkupi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook