VIDEO/ Cisterna e gazit del nga rruga te “Kthesat e Pishkashit” dhe rrokulliset në greminë, plagoset shoferi

Permbyset Kamioni

Një automjet i tonazhit të rëndë tip cisternë gazi është përfshirë në një aksident në aksin e rrugës kombëtare Përrenjas -Librazhd. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Pishkashit” rreth orës 11:15.

Automjeti dyshohet se si pasojë e shpejtësisë dhe motit të lagësht ka humbur drejtimin e lëvizjes duke dalë jashtë rruge.

Për pasojë është përmbysur dhe rrokullisur në greminë për disa metra. Fatmirësisht nuk ka shpërthyer depozita e ngarkesës me gaz. Burime nga vendngjarja bënë me dije se drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur.

VIDEO/ Cisterna e gazit del nga rruga te “Kthesat e Pishkashit” dhe rrokulliset në greminë, plagoset shoferi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook