Aksident në Lushnje, makina përplas çiftin e bashkëshortëve, policia në vendngjarje

Aksident 14

Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., është aksidentuar sot me një triçikël në vendin e quajtur “Rotondo e Grabianit”, Lushnje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në triçikël, shtetasit me iniciale A. M., 33 vjeç dhe L. M..

Burime nga policia bëjnë me dije se çifti ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në datë 25.02.2023, në vendin e quajtur “Rotondo e Grabianit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., 30 vjeç, është përplasur me një triçikël me drejtues shtetasin A. M., 33 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjerja në mjetin triçikël, shtetasja L. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksident në Lushnje, makina përplas çiftin e bashkëshortëve, policia në vendngjarje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook