Makina përplas motorin në Vlorë, plagoset shoferi 30-vjeçar

VLORË

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Vlorë, pasi një automjet u përplas me motorin me të cilin udhëtonte.

Rreth orës 11:20, në lagjen “Kushtrimi”, një automjet tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen B. K., 36 vjeçe, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. F., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. F, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Makina përplas motorin në Vlorë, plagoset shoferi 30-vjeçar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook