Zbardhet skenari protestës së opozitës/ Demokratët do të mblidhen nga rrugë të ndryshme në Tiranë. Marshim nga sheshi Skënderbej drejt ish-hotel Dajtit

Protesta Pd 4

Zbardhet skenari që do të ndjekë Partia Demokratike për protestën e thirrur sot në orën 12:00, në një kohë kur mbahet paralelisht dhe samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se demokratët do të mblidhen nga rrugë të ndryshme të Tiranës në Sheshin Skëndërbej apo dhe në vende të tjera.

Grumbullimi i tyre pritet të nisë rreth orës 11:30. Ndërkohë që në këtë orë do të nisë marshimi i simpatizantëve apo dhe përfaqësuesve të PD-së nga selia blu dhe më pas do të bashkohen të gjithë para ish-hotel Dajtit. Kujtojmë se kjo zonë është bllokuar si perimetër sigurie për shkak të mbajtjes së samitit.

“Nga selia e PD po zhvillohen përgatitjet e fundit për protestën që do të mbahet siç është lajmëruar nga kreu i PD dhe i partisë së Lirisë. Nuk i është dhënë leja, PD ka marrë masat të improvizojë një skenë nga ku do të komunikojnë publikisht rreth 10-15 persona. Tirana do të jetë ajo që do të organizojë protestën, pasi rrugët kryesore janë bllokuar. Por ka persona që kanë ardhur nga rrethet, por Tirana do të jetë ajo që do të mbajë peshën e kësaj proteste. Mbledhja do të bëhet nga sheshi Skënderbej, drejt ish-hotel Dajtit. Edhe nga segmente të tjera të Tiranës do të ndodhë e njëjta gjë. Ndërkohë është vendosur kordoni i Sigurisë. Në 11:30 nis marshimi. Bëhet fjalë për 10-15 persona që do të kenë komunikimet e tyre. Kjo protestë është thirru kundër kryeministrit Edi Rama. E gjitha kjo protestë është kundër mafies dhe se nuk po zhvillohet kundër liderëve të Ballkanit”, tha për “BalkanWeb” gazetari Osman Stafa.

Arena e Lajmit

Zbardhet skenari protestës së opozitës/ Demokratët do të mblidhen nga rrugë të ndryshme në Tiranë. Marshim nga sheshi Skënderbej drejt ish-hotel Dajtit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook