ZYRTARE/ Sokol Cikalleshi ndërron kontinent, sulmuesi i Kombëtares transferohet në…

Tashmë është zyrtare, Sokol Cikalleshi ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij!

CIKALLESHI 1

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është transferuar me formulën e huazimit nga Koniaspor te skuadra e Khalej, ekip që militon në elitën e futbollit në Arabinë Saudite, duke u larguar kështu nga Europa për të vijuar aventurën e tij në kontinentin aziatik.

32-vjeçari kavajas është huazuar për një sezon te ekipi arab teksa largohet nga vendi turk pas 7 sezonesh, ku ka mbajtur veshur fanellat e Akhisarspor, Osmanlispor, Gëztepe, Bashakshehir, Akhisar Beledije.

Ndërsa përpara se të transferohej në Turqi, Sokol Cikalleshi gjithashtu është aktivizuar edhe me RNK Split, Kukësi, Besën, Tiranën dhe Skënderbeun.

Vlen të theksohet se kjo është hera e dytë që kavajasi transferohet në kontinentin aziatik, pasi në vitin 2013 ka luajtur me ekipin Koresë së Jugut të Inkeon Junajtid.

– Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Sokol Cikalleshi ndërron kontinent, sulmuesi i Kombëtares transferohet në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook