EKSKLUZIVE/ Çështja e federimeve të lojtarëve, merret përfundimisht vendimi për merkaton e Kastriotit

Kastrioti ka zgjidhur çështjen e bllokimit të federimeve, pasi në javën e parë të zhvilluar në Ballsh, nuk ishte gati asnjë afrim i verës.

kastrioti

Gazeta mëson se është bërë pagesa prej 9 mijë eurosh ndaj ish-mbrojtësit kamerunas, Edi Bojom.

Tashmë do të hapet sistemi i regjistrimit në FIFA dhe lojtarët do të jenë të gjithë në dispozicion të trajnerit.

Bëhet fjalë për emra si: Zajsar Arapi, Kevin Aliaj, Millosh Stojanoviç, Franc Marinaj, Livio Malaj, Xhuljo Mehmeti, Martin Prenkoçeviç dhe Gabriel Morbek, të cilët do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës.

Dita e shtunë ka përcaktuar përballjen e javës së dytë të Superiores për Kastriotin, ku në Kamzë do të presë skuadrën e Erzenit, e cila vjen me një moral të ngritur pas fitores minimale me Vllazninë në Durrës.

Ekipi i Çelës do të tentojë të marrë pikët e para në kampionat.

– Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Çështja e federimeve të lojtarëve, merret përfundimisht vendimi për merkaton e Kastriotit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook