Henrik Mikhitarian nuk do të jetë në dispozicion të Interit për ndeshjen e së premtes me Lacion, por duket se as për atë të radhës ndaj Kremonezes.
Ndërkohë që u mendua se mesfushori do të qëndronte për një kohë më të shkurtër larg fushave pasi kishte vetëm një shqetësim muskulor, qëllimi i stafit mjekësor për të mos e rrezikuar mund ta zgjasë këtë periudhë.
Armeni është rikthyer ditën e djeshme në punën me top, por është ende larg stërvitjes në grup dhe qëllimi në “Apiano Xhentile” është që 33-vjeçari të jetë i pranishëm për derbin me Milanin më 3 shtator.
Nga ana tjetër Inzagi duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa Raul Belanovën që ka dëmtuar kaviljen.
Arena e Lajmit