Kastrioti gjen sulmues, pasi në ekip është afruar braziliani Gabriel Morbek.
Sulmuesi brazilian, dje në stërvitjen e Kastriotit
Aventura e fundit e 25-vjeçarit ka qenë në Brazil te Nova Venecia, në Kategorinë e Pestë në Brazil.
Ndërsa më parë ka luajtur për dy sezone në kampionatin japonez, ku veçohet skuadra e Jubilo Ivatas, që merr pjesë në divizionin e parë.
Në sezonin e fundit ai ka luajtur për Nova Venecian vetëm 14 ndeshje duke shënuar 4 gola.
Braziliani 25-vjeçar që luan si qendërsulmues është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Emiliano Çela dhe u është bashkuar krutanëve në stërvitjen e djeshme.
– Arena e Lajmit