VIDEO/ Perla e bregdetit “Prestige Resort” e investuar nga Presidenti i “Hysenbelliu Group”, të cilën Rama e shkatërroi brenda pak sekondash

Prestige Resort Ok

Miliona euro investim u hodhën në erë me një buton të telekomandës së inspektorëve të IKMT-së të dielën e kaluar, kur kryeministri vendosi të shembte perlën e bregdetit “Prestige Resort”.

Hoteli dhe ambientet përreth, pishinat e restorantet që ishin kthyer në vendin ku mijëra shqiptarë dhe të huaj e zgjidhnin për të kaluar pushimet e tyre, u kthye brenda pak minutash në një grumbull të madh inertesh, për shkak se mediat e Presidentit të “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, News 24, Balkanweb dhe Panorama, nuk pranuan të ndryshonin vijën e tyre editoriale dhe ti bindeshin direktivave të qeverisë.

Përmes videos së mëposhtme, po rikthejmë edhe njëherë disa momente se si do të kujtohet “Prestige Resort”, por edhe videon e shkatërrimit pas urdhrit të paligjshëm të kryeministrit.

VIDEO/ Perla e bregdetit “Prestige Resort” e investuar nga Presidenti i “Hysenbelliu Group”, të cilën Rama e shkatërroi brenda pak sekondash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook