Një arritje e madhe për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Adrian Bajrami, i cili ka fituar Kupën Interkontinentale me Benfikën U-19.
Skuadra portugeze ka fituar me rezultatin minimal 0-1 ndaj skuadrës uruguajane të Penjarolit, falë golit të Semedos në minutën e 69′.
Finalja e madhe u mbajt në Montevideo të Uruguajit teksa ky ishte një sukses i madh për 20-vjeçarin shqiptar, Bajrami, i cili u aktivizua përgjatë gjithë 90 minutëshit.
Adrian Bajrami debutoi për herë të parë me Kombëtaren e Shqipërisë më 13 qershor 2022 në miqësoren ndaj Estonisë, të cilët kuqezinjtë barazuan pa gola 0-0 në stadiumin “AIR Albania”.
– Arena e Lajmit