Napoli po kërkon me ngulm shërbimet e Kejlor Navasit.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, drejtuesit e klubit napoletanë kanë udhëtuar drejt kryeqytetit francez për të zhbllokuar tratativën për ish-portierin e Realit të Madridit.
Ngërçi i këtij operacioni është se gardiani nga Kosta Rika nuk dëshiron të humbasë 9 milionë euro paga vjetore mes asaj fikse dhe bonuseve të mbuluara nga kontrata e tij për sezonet 202/2023 dhe 2023/2024.
Në Itali e bëjnë të sigurt se kjo tratativë do të mbyllet me sukses vetëm me një bonus për firmën e tij.
Aktualisht, 35-vjeçari nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me PSG-në në Ligue 1 në këtë sezon.
– Arena e Lajmit