Publikimi i fotove nga aksidenti i Kobi Brajant dhe vajzës së tij, bashkëshortja e legjendës së NBA kërkon dëmshpërblimin marramendës

Aksidenti tragjik që i mori jetën legjendës së NBA, Kobi Brajant dhe vajzës së tij vazhdon të mbetet një çështje e hapur për shkak të publikimit të disa fotove që tregonin gjendjen e trupave të tyre pas përplasjes me helikopterin ku ata udhëtonin.

21312

Ka qenë “Los Angeles County”, media e parë që siguroi fotot nga vendi i ngjarjes të cilat u shpërndan me shpejtësi dhe u përdorën dhe nga mediat e tjera, çështje që ka acaruar maksimalisht Vanesa Brajant, gruan e ish-basketbollistit e cila ka kërkuar një dëmshpërblim prej 75 milionë dollarësh.

Vanesa e ka cilësuar publikimin e fotove si një shkelje e rëndë e privatësisë dhe etikës duke ju drejtuar gjykatës me një kërkesë zyrtare lidhur me ngjarjen, me autoritetet që pritet të shpallin një vendim për çështjen në javët e ardhshme.

Arena e Lajmit


Publikimi i fotove nga aksidenti i Kobi Brajant dhe vajzës së tij, bashkëshortja e legjendës së NBA kërkon dëmshpërblimin marramendës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook