Aksidentimi i autobusit shqiptar në Kroaci, identifikohet viktima, një nga shoferët. Ambasadori Poda: Si paraqitet gjendja e 9 të plagosurve

Aksidenti

Zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin tragjik gjatë natës në Kroaci, ku një autobus me targa shqiptare humbi kontrollin dhe u përmbys.

BalkanWeb mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për 41-vjeçarin Gazmir Korbi, një prej shoferëve të autobusit, i cili nuk ishte duke i dhënë mjetit në kohën kur ndodhi aksidenti. Ndërkohë, ambasadori shqiptar në Zagreb, Riza Poda pohoi për gazetaren Aurora Golemi tha se kishte pasur kontakte me të plagosurit që ndodhen të shtruar në dy spitale, atë të Ogulinit dhe Karlovacit.

Ndërkohë, 9 pasagjerë, përfshi këtu dhe shoferin që drejtonte mjetin, janë plagosur dhe ndodhen në spital. Po ashtu ambasadori pohoi se një grua, Naile Bajraktari, ndodhet në gjendje të rëndë, në reanimacion, në spitalin e Ogulinit.

Më herët u identifikua shoferi i autobusit që ishte në timon në kohën kur ndodhi aksidenti, ndërsa bëhet fjalë për shtetasin Adem Rexha, si dhe dy pasagjerët Armand Shaba dhe Ylli Muça.

Arena e Lajmit

Aksidentimi i autobusit shqiptar në Kroaci, identifikohet viktima, një nga shoferët. Ambasadori Poda: Si paraqitet gjendja e 9 të plagosurve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook