Laçi është padyshim ekipi pretendent që bindi më së shumti në javën e parë të kampionatit. Ekipi i trajnerit malazez, Dejan Vukiçeviç, fitoi me shifrat 3-1 ndaj Teutës në javën e parë dhe e nisi mbarë sezonin e ri, tërësisht ndryshe nga çfarë bënte në vitin e shkuar me të njëjtin strateg në krye të stolit.
Në një prononcim për emisionin “Rubrika Sportive”, në lidhje me trajnerin e ri dhe impaktin që ai ka dhënë në skuadër, ka folur lideri dhe lojtari kryesor i Laçit, Mentor Mazrekaj. Sulmuesi ka fjalë të mira për trajnerin, për të cilin shprehet se ka sjellë harmoni në skuadër dhe nën drejtimin e tij Laçi zhvillon një lojë më të bukur dhe më rezultative. “E filluam mirë kampionatin me këtë fitore, pasi lamë pas atë eliminim zhgënjyes dhe aspak të merituar në Europë. Trajneri i ri ka sjellë optimizëm, duke mbajtur të bashkuar grupin.
Loja që ai bën është emirë, pasi ekipi mban më tepër topin duke e qarkulluar”, thandër të tjera Mazrekaj, i cili e nisi sezonin me një “magji” tëshënuar në minutën e 57-të të përballjes me durrsakët. Ndërkohë, përveç faktit që shkëlqeu në ndeshjen e parë, Laçi ështëforcuar së fundmi me dy lojtarë ekspertë të Kategorisë Superiore.
Bëhet fjalë për Albi Allën dhe Vasil Shkurtajn, i pari mbrojtës dhe i dyti sulmues qendre. Asnjëri prej tyre nuk ka luajtur ende, teksa te kurbinasit nuk kanë debutuar as afrime si Ivkoviç, Vula, Barjamaj, Geci, Kuka, Duka, Peterman dhe E.Marku. Kurbinasit pritet të jenë mjaft konkurrues për kreun edhe në këtë sezon.
Arena e Lajmit