Një tjetër reagim nga radhët e opozitës për sulmin e ndodhur ditën e sotme ndaj kreut të PD Sali Berisha.
Deputetja e PD Jorida Tabaku, në një status në rrjete sociale thotë se gjuha e dhunës dhe e urrejtjes nuk duhet të ketë më vend në politikë.
Reagimi:
Gjuha e dhunës, urrejtjes nuk duhet të kete vend më politikë! Goditja ndaj Sali Berishës është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm! Ne mund të kemi mendime te ndryshme, mund të veprojmë ndryshe në politikë por dhuna është e patolerueshme.
Shprehjet e dhunës fizike dhe verbale, nuk duhet të kenë vend në shoqërinë tonë! Politika duhet të largohet nga kultura e dhunës, goditjes së kundërshtarit dhe t’i hapë rrugë argumentit, debatit mbi idetë dhe bindjet. Sa të kem mundësi e fuqi do të promovoj këte model ne politike.
Arena e Lajmit