Një 33-vjeçar nga lagjja “Uznovë” në Berat rezulton i zhdukur prej 9-ditësh nga banesa e tij, pa njoftuar askënd. Sokol Aga ka dalë nga shtëpia e tij mesditën e 15 shkurtit dhe që prej asaj ditë, familjarët e tij nuk e kanë parë më dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij.
Nëna e tij, 63-vjeçare, e cila ka denoncuar zhdukjen e djalit në Drejtorinë Vendore të Policisë së Beratit.
Gjatë kryerjes së denoncimit ajo ka dhënë edhe të dhënat fizike të djalit dhe mënyrën e veshjes së tij ditën e largimit nga banesa. 33-vjeçari është 1.7 m i gjatë, me sy kafe dhe ditën e 15 marsit-sipas nënën-kishte veshur një palë pantallona xhins ngjyrë blu, një xhup të zi meshin dhe këpucë të zeza, ndërkohë që celularin e kishte lënë në shtëpi. Sakaq nga nga policia e Beratit bëjnë me dije se po punohet për gjetjen e vendndodhjes së Agos, që njihet në qytet si një përdorues i rregullt i drogave të forta.
Arena e Lajmit