Ronela Hajati dhe pjesëmarrja e saj në Eurovision kanë qenë çështja më e diskutuar së fundmi kudo në rrjet dhe jo vetëm.
Këngëtarja nuk ia arriti të përmbushte ëndrrën e saj dhe të ishte në finalen e festivalit europian. Mirëpo tani që kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga mbarimi i aventurës së Eurovisionit, Ronela duket se i është kthyer jetës së zakonshme. Gjatë ditës së sotme Hajati ka ndarë me ndjekësit e saj një foto provokuese mbi shtrat.
“Mirëmëngjes zemra,”- shkruan këngetarja poshtë postimit.
View this post on Instagram
“Edhe në finale do të isha e fundit! E di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Kam fituar Eurovizionin sepse kam fituar audiencën! Dhe publiku ka gjithmonë të drejtë! Ju dua”!
Ju kujtojmë që ky ishte statusi i parë që shkroi Ronela në rrjetet sociale, pasi nuk kaloi për në finalen e madhe.