Dy shqiptarë janë vënë në pranga për kultivim të kanabisit. Pas disa hetimeve policia belge ka arritur të zbulonte aktivitetin e dy shqiptarëve.
Efektivët zbuluan një banesë të kthyer në ‘shtëpi bari’, jo më larg se 100 metra nga ndërtesa qendrore e policisë në Roeselare.
Ndërkohë shqiptarët e arrestuar nuk kanë pranuar se kanë lidhje me ngjarjen. Sakaq nga hetimet është zbuluar edhe lidhja e paligjshme e energjisë elektrike, një praktikë shumë e përdorur nga kultivuesit e kanabisit.
Arena e Lajmit