Efekti domino, Balliu dhe Broja në dorën e… Barçës

Interesi i Barçës për nënshkrimin e Foith të Vijarrealit është një operacion i vështirë, por që nxjerr në pah mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu. Ekipi i Emerit po mendon për një zëvendësues për ditë me radhë, duke qenë se ka mbetur edhe një javë deri në mbyllje të merkatos.

balliu alba

“Mundo Deportivo” ka publikuar një artikull ku vlerëson Balliun për qëndrueshmërinë e tij dhe rendimentin e lartë që ai po tregon në krahun e djathtë të mbrojtjes.

“Në moshën 30- vjeçare, 10 vjet pasi u largua nga familja e Barçës, pa debutuar në ekipin e parë, Ivan Balliu merr çmimin për këmbënguljen dhe profesionalizmin e tij. Ai po luan vitin e dytë te Rajo Vajekano dhe është një zbulim deri tani, për atë që ka dhënë në fushë.

Dy ndeshje në këtë sezon dhe ekipi i Balliut nuk ka pësuar humbje. Ai tingëllon për Vijarrealin si zëvendësues i Foith, nëse ai vesh fanellën e Barçës. Është një operacion i vështirë, por merita është edhe e Balliut që emri i tij figuron në axhendën e një prej ekipeve të mëdha të La Ligës”, shkruan “Mundo Deportivo” që i bën edhe një përshkrim të karrierës së tij.

balliu

“Ka kaluar dy vite tek Aruka në Superligën portugeze, katër vite te Metz në Francë, në Kategorinë e Dytë e të Parë dhe dy tek Almeria, në Ligën e Dytë spanjolle, ndërsa tani është në urdhrat e Andoni Iraolës te Vajekano. Pa harruar ndeshjet e tij ndërkombëtare me Kombëtaren shqiptare, me prejardhje nga babai, ndonëse ai është një katalanas nga Girona”, thuhet në artikull.

Pak ditë më parë mediat spanjolle kanë raportuar se drejtuesit e Vijarrealit kanë kontaktuar agjentin e lojtarit, për të mësuar kushtet dhe dëshirën e mbrojtësit. Ndërkohë që Rajo i ka vendosur një klauzolë prej 20 milionë eurosh në rast largimi, kjo e firmosur në rinovimin që Balliu bëri këtë verë.

broja-balliu

BROJA- Duket se nënshkrimi i Çelsit me Obamejangun mbetet një prioritet, nga ana tjetër është Evertoni dhe Uest Hemi që kërkojnë të përfitojnë për të marrë shërbimet e Armando Brojës, edhe pse Tomas Tuhel i ka këshilluar që të qëndrojë në ekip. Burime pranë klubit të Uest Hemit thonë se Broja nuk dëshiron kalimin te “Çekiçët” pas nënshkrimit me italianin Skamaka.

broja

Alternativa tjetër mbetet Evertoni, ashtu siç raporton Ben Xhakobs nga “SportBible”, Lampard është i prirur për të blerë sulmuesin. Pak më shumë se një javë e mbetur nga dritarja e transferimeve, Lampard po kërkon të përfundojë këtë lëvizje, por pritet se çfarë do të bëjë Çelsi me lojtarin e Barcelonës.

KRISTI SEJATLLARI- Arena e Lajmit


Efekti domino, Balliu dhe Broja në dorën e… Barçës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook