Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, BMW-ja përplas për vdekje 33-vjeçarin

Ambulance 1

Aksident me vdekje në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Mësohet se shtetasi me inicialet O. H., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar 33-vjeçarin me inicialet N. B., banues në Cërrik, (këmbësor).

Si pasojë e përplasjes i riu ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë.

NJOFTIMI I POLICISE
Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor)

Si pasojë shtetasi N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, BMW-ja përplas për vdekje 33-vjeçarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook