Ish-mesfushori i Realit, Karlos Enrike Kasemiro është gati për të startuar aventurën te Junajtid me mesfushorin që duket se nuk do ti lërë asgjë rastësisë në qytetin e ri teksa ka krijuar një plan me masa të rrepta sigurie.
Sipas raportimeve nga “The Sun”, braziliani dhe familja e tij nuk ndihen të sigurt për të lëvizur të pashoqëruar në rrugët e qytetit dhe kanë punësuar një grup truprojash që do ti jenë përgjegjës për sigurinë e tyre gjatë gjithë 24 orëve të ditës.
Gjithashtu një vëmendje e veçantë i është kushtuar shtëpisë e cila do të jetë e mbrojtur nga çdo lloj tentative për hyrë brenda, ku kompania e kontraktuar nga Kasemiro ka garantuar sigurinë e lojtarit dhe familjes së tij gjatë kësaj aventure në Mançester.
Arena e Lajmit